Në Vjosën time!-Ajri Ramaj


Në Vjosën time!-

——-

Një ditë në Vjosën time ,krahë hapur shkova atje gjithë mall,

Valët shtuan duartrokitje në shënjë mirnjohje,për mysafirët e saj

Zërat melodiozë të bilbilave, zhurma e ujit që ecte lehtë nëpër zeje.

Si një sinfoni, dëgjojshin në veshë, kur gjethet fëshkëllein nga era.

Eh,moj Vjosa ime dhe ty s’të lanë rehat,të paskan bërë brinjët copë,

Gurët nga themeli ti paskan hequr, bazën, shtratin ta kanë prishur,

Kanë dashur të shkatrrojnë e zbusin krenarinë tënde hynore

Ashtu si i shkatërruan gjithëçka kombit, dhe populli iku nga mundi

Askush s’na përfilli ne, që ti të shkoje atje ku shkoje, në shekuj.

U deshën të tjerë nga jashtë,që të shkoje në rrugë tënde për mira vjet.