Në zemër më kumbon një muzikë e fshehtë  ( cikël me poezi)-Përparim Hysi


Përparim Hysi

1.Në zemër

Se njeriu nuk kënaqet kurrë me atë që ka
(Jepini një gjë dhe prapë kërkon një tjetër)
Ndaj dhe uunë kam rënë në sevda
Se erdhi dhe më”nguci” një mike e vjetër.

M’u bë si një refleks a si një lodër,përfytyrimi!
Si diçka e sedeftë a si një lule e rrallë
Sado i moshuar, iku u këput”filli”
Dhe,kur nuk e priste,e putha me mall.
2.Puhiza

Fryjti një puhizë e lehtë e më fryu si balonë
Se tash u bëra me “fletë”,se një mike më dashuron.
Sado që i mbusha tetëdhjetë,ende e heq veten si i ri
Jam bërë tani si “atlet”(po ku mbahem unë,tani?)

Shkoi me vrap tek pasqyra dhe zë  e krihem me kujdes
Vë pak”tualet” tek fytyra,se për të ri,dua të kem “lincencë”
Vërtet qe si puhizë e lehtë,por më tundi mua si furtunë
Unë që jam tash tetëdhjetë,me”puhizën” u ktheva çun…
3.Një  demon bukurie

NJë demon bukurie
Erdhi e më prishi gjumin
Mu në moshë pleqërie,
Ku më gjeti,të paudhin?!!!

Vjem e hyn në jetën time
Dhe s’më lë rehat fare
Ndaj u shkoqa si thërrime
Se demonja më qe djalle.
4.Vijnë kujtimet

Palë- palë vijnë kujtimet
Palë-palë,po më mallëngjejnë
E më shtojnë ngashërimet
Sa pak,lotët më shpërthejnë,

Dridhet zemra e rënkon
E cimbit keqas një plagë
Dhimbja shtohet,nuk pushon
Se dhe mikja më është larg.

Ajo larg, por jo kujtimi
Se kujtimi  ma sjel pranë
E ç’po heq Përparimi?
Plagë është imixhan.
5.Ah,ajo udhëz!

Ah,ajo udhëz që dredhon!
Që dredhon dhe hyn në pyll
Ajo udhëz më kujton
Veç një çast e një “delir”

Ky kujtim që bëmë në pyll
Vjen tani e më kujton prapë
Që ta dish, o mike-yll!
Ndihem si të kem një plagë.

Plagë e shpirtit s’do ilaçe
As doktor dhe as spicer
Që ta shërojë atë”esnafçe”
Mike, hajde  siç vije atëherë.