Në zemrën tënde dua të mbytem!-Eduart Veli


NË ZEMRËN TËNDE DUA TË MBYTEM!

Në zemrën tënde dua të mbytem,

Le të mos mbetet më asgjë nga unë .

Në zjarrin prrush,i gjithi le të digjem

Në kapilarët e tu të notoj,si në lumë !

Në detin e zemrës tënde të lundroj,

Ti brenda saj,ke vend sa një planet

Aty e dashur,përgjitmonë dua të jetoj.

Të më pëshpërisësh “Të dua poet “!

Dua me sytë e tu ,ta shoh këtë botë ..

Ku çel një lule dhe ku rrjedh një krua.

Të mbytem në ata sy,në një pikë lotë..

Një pikë lot i yti,një Amazonë për mua!

Në gjoksin tënd,të mbështes kokën .

Të ndjej hovet e brishta femërore..

Të bëhemi njësh me afshin e tokës..

Të kujtojmë të dy ,shpërthimet rinore!

Në buzë të ngjiej mallin e përvëluar 

Miliona puthje.., të kam mbetur hua…

Ta marr me vete mushtin e mjaltëzuar 

Planeti me ëmbëlsirë ,ka emrin grua!

Në frymën tënde, bashkë me ty frymoj.

Me gjithëçka tënden,jetoj në polin e Veriut.

Në çdo frymarje të them:”Të dashuroj..

Fryma jote më jep jetë ..,mua..njeriut !