Neço Muka : Rrënkime


Nga NECO MUKO sot,“Artist i Popullit”,përktheu nga greqishtja në vitin 1925,Janko Ll Pali sot,“Mësues i Merituar”.

Cili fat e cili djall

këta në Paris me prunë ?

shpirti im per t’u mbushur

me trishtime dhe me dhune ?

gjashtemedhjeta e marsit

qysh per mua qe e shkruar !

eh ! e then’ e pa meshire

c’me ke rrejt’ me ke gabuar.

Pasje, lavd’ apo gje tjater

ne kete vend me hodhne ?

jo ! sic duket, kush e din

m’ishin shkruar dhe me ndodhne !

Se ne det te kesaj jete

fort pengesa kam kaluar

pata shprese ose thashe

se s’kam me per te takuar.

Ish gabim,ishte gabim

ish mashtrim i pa meshire

qe te ngreh ne shpirtin tim

nje pallat me pikellire !

Ketu pra qe pata ardhe

i pa shume fate shpesh

tre a kater fish i mjere

askush me si une s’u qesh !!

Ne te Bakh-hut mbreterine

E kalova, Ja ! nje vit

dhimbje njoha kurdohere

e gezim askurr’s’mu ngjit !

Ja ! sketerra qe pa Dante

ja dhe Aheroin’ i lig

tamam vendi i Cereberit

Gallatia kurbet shtrig !

Te jesh vete “Ara Deorum”

po fort shpesh i kritikuar

nga ata qe vetem fati

kurdo prane u ka qendruar .

Pa ! te merresh dhe i hutuar

nga te leht e pa vlere

ata qe te gjitha dine

po qe s’diten gje kurrhere !

Nuk do harohen lehtas

si te vegjelve te medhenjve

si urrejtje per te huajt

dhe harbuteri e frengjve !

Ne kalim te jetes s’ime

keto te perëndimit brenga

si kujtime do me mbeten

per kurdo ne zemer brenda.

(Mare nga fletorja 95, faqa 22-23, nga krijimtaria e Janko LL Palit,kopjoi pJp,une i biri, dhe ruhet autoresia e perkthyesit,shenimi im pjp)


About Post Author