Nehat Jahiu:Xhelozia sëmurje shpirtërore e ca individve


Nehat Jahiu


Për arritjet e një personi të gjithë duhet të ndjehemi të lumtur, por edhe krenar, sepse ajo e arritur nuk duhet të e bëjë të lumtur vetëm personin që ka arritur diçka, por në këtë rat duhet të ndjehemi të lumtur të gjithë.

Unë personalisht gjatë jetës sime kam vërejtur se shumë individë nga të arriturat e dikujt janë bërë aq xheloz sa atë të arritur të dikujt janë munduar dhe mundohen të e fusin nën pranga.

Xhelozia në kohën e fundit është shtuar aq shumë saqë të arriturat e dikujt disa njerëz i bëjnë që të ju bie infrakti në zemër për të arriturat e një personi tjetër. Kjo veti është e dëmshme. Unë do e quaja edhe sëmurje shpirtërore sa edhe dita ditës kjo sëmurje po shtohet, por ajo që është më e keqe që për këtë sëmurje tek disa njerëz nuk ka ilaç për shërim.

Unë në këtë shkrim nuk do të shkruaj shumë edhe pse ka shumë për të shkruar. Këtë shkrim të shkurtër do e kisha përfunduar me një porosi. Ju që punoni në çdo aspekt dhe në çdo lëmi dhe që arrini suksese. Mundohuni të punoni dhe të arrini edhe aq më shumë suksese duke mos u bazuar asnjëherë nga ata që ju xhelozojnë.

Për ata ( ato)që ju xhelezojnë mos të brengoset askush, por le të ndodhë e kundërta. Aq sa më shumë që të na xhelozojnë për të arriturat tona ne duhet të angazhohemi edhe më shumë që të arrijmë suksese. Le të jenë motivues ata ( ato) që na xhelozojnë që ne të arrijmë aq më shumë suksese.

About Post Author