Nekrologji për Naimin-Tyran Prizren Spahiu


Tirane 2024

Tyran Prizren Spahiu

NEKROLOGJI PËR NAIMIN

Kthyer jam në kohën e Naimit,

Kalimthi e takova në Stamboll,

Ulur ballë, respektin ia dhurova,

Pyeta, ‘do kesh pakëz kohë për mua në Berat’?

Qetë, si malësori pajisur me virtyte bujare,

Tha…’Të të presë, në të bukurën Sarandë,’

Tejet i kënaqur u largova tej detit Marmara,

Premtuar, shpejtë do takohemi në qytetin mesjetar.

Për librat e shkruara, freskova dijen,

Lexova sërish të ndiej në qenien time,

Armatosur rëndë rrugëve kalërova,

Në agimin e ditës shkela në të kaluarën.

I ulur, mendimet e kanë kapluar,

Abdyli, Samiu, Qerbelaja, lart janë,

Frashërit, shpirti i shkronjave që frymon,

Me Lulet e Verës, posa të shkruar.

Bilbil i gjuhës vargëton kohëve të letërsisë,

Në piedestal qëndron, kujton fuqinë e shkruar,

Shtegrrëfyesi shtegton gjithandej si poet kombëtar,

Begaton qiellin, krenaria yne, krenaria e shqiptarisë.

Tyran Prizren Spahiu

Vargje poetike

IKONË

**

IKONË

Shtatëdhjetë e pesë poetë të IKONËS,

Në këtë lapidar janë të jetësuar,

Nga e kaluara me shkronja të përcjellur,

Shtegtojnë drejt shtegut të përjetësisë.

Kanë dhënë dashuri, viktimë, lotë, jetë,

Mbretëreshës së shkronjave, poezisë,

Janë aty bohemët, zonjat, mistreset, dashnorët,

Bashkuar me ndërkombëtarë, në qiellin sublim art.

Në mbretërinë e Pellazgëve tejet të lashtë,

Janë lindur emisarët e letërsisë shqipe,

Prore me popullin, dhimbjen, kënaqësinë, ekstazën,

Ndiejnë në thellësitë e shpirtit.

Janë ngritur luftëtarët për pavarësi,

Mbështetur me gjoks, pushkë, shkronja të shumtë,

Rrugëtuan bjeshkëve, varfërisë në acar,

Shënjestruar atdhedashurinë të shenjtën kauzë.

Rrugë të gjatë biblike kanë bërë,

Duruan barbari, egërsi nga djajtë e shëmtuar,

Çasti i burrërisë me gjak ariane, kuqezi,

Doemos të vendosur të arrijnë Bashkimin Shpirtëror.

Tyran Prizren Spahiu

Vargje poetike

IKONË