Nën’ e bijë..!
Ndoshta sot e dreqosa moj bija ime,
po ç’janë këto fjalë,që më thua..?
Më fal,që e kuturisa veten në disa kujtime,
po unë sot u ndjeva vërtetë, tjetër grua..
*
Trajtova pak aparencën,nuk bëra skandal.
Ti që lustrohesh përdita,shiko si tu bë fytyra?!
Ndoshta gabova dhe vetes s’do t’i’a fal..!
Për zot,se njoha veten,kur e pashë te pasqyra!
*
E di moj bij,se dhe unë s’i ty kam ndjenja..!
Dhe ti u ngjize në virtytet e nektaret e mija.
Pse të thonë njerzit:”goles i paska rënë Teja”.
Po të dinê,kush është nëna,e kush është bija”?!
*
Pa shiko,s’i dukemi,s’i dy motra binjake.
Unë kurrë,s’ia plotësova vetes,tekat e rinisë.
Do dal veshur me mini,e do bredh maj take.
Nuk jam rrush’ i harruar,te dega e hardhisë..!
*
Ah moj mami,të griu depresioni e kriza.
Kallaisu sa të duash,vapa iku me gushtin..!
Tharmit e bërsisë,ka kohë qê i ka ikur miza.
Do ta djegësh kazanin,po mos e ziej mushtin..!
