Nën kasollen e anuar…Vaso Papaj


( Nxjerrë nga romani “Një dimër mes dimrash” )

Vaso Papaj

Puthmë fort që të harrohem,

Fort, fort, mos më lësho.

Ngrohmë shpirtin se po ftohem,

Asnjë fjalë nuk dua, jo!

E kafshuar është dhe hëna,

I kafshuar shpirti im.

Nën kasollen e anuar

Trupin tim bëje ushqim.

Puthmë fort, gjithnjë më fort,

Të harrohem gjer n’agim…