Nën kësulë e ruaj fishekun…Miranda Troci Derti!


Në histori moti ish fjala e gjaku i gruas..

Në malësitë kreshnike ku kanuni ashtē ligj..

Mos hyfsh gjak të gruas atij gjaku ruaju..

Nën kësul ia ki fishekun e ski ka i ikē…

Edhe në dari ( pajë ) kur e nxirrnim nuse kish fishekun..

Gruaja ka shtatë gjaqe në ballë ta shkref dyfekun…

Me nomuzin e nder tē saj ishte shenjtēri..

E nè e cek në parime shtat breza në gjak je hy…

Asht ligj i natyrës për gruan lind për derë të hujē..

Por jo plaqkē e send me ra n.dorē gjithkuj..

Ndaj e zgjidhnim mikun nē derë të mirë e sojni..

Fishekun nēn kēsulē kishe ndryshe s.ka mahi.

Kohēt tash ndryshuan e njerëzia u liruan..

Por jo veç ma zi vetēm ferrin përjetuam..

Sot jeta e njeriut shitet pēr pesë pare..

Tē vret natën e tē qan ditēn hijeshēm ashiqare…

Të moçmit ishin burra nomuzli ..

E nëse s.bante gruja e çonte n.vllazni i jepte lekun…

E koha që erdh të pret vdekja në sy..

Eh moj kohë e mjerë me shpresën e vdekur…

Plumbi nē grua s.tē jep nder e burrēni..

Stë jep lavde heroi jo ore jo…

Ndal tu thaftë ajo dorë vrasës shpirt zi…

Gruaja s.është tabelë qitje kurrë mos e harro…