Nën shijen e ulërimës tënde marr jetë-Ukshin Morina


Nën rreflektimin e dritës së hënës,

unë kremtoj harlisjen e kurmit tënd dashuria ime

Me ritmin e këngës së bulkthit

Mbi ty i zhytur si në det

Përshkoj udhën për të arritur

finishin ku presin lutjet

Aty gërshetuar mes gjymtyrësh,

në buzët e tua, shuaj etjen përvëluar

E bashkë më jonet e panjohura të natës,

hymnizoj të ëmblën dashuri

Nën trokun e pandalshëm të zemrës,

ndjek rënkimet e tua dhe përkundjën e gjokseve

mbi sytë e mi

të qepur me fillin e natës

Me Ty

Ndërsa afrohem finishit të mbrritjës,

ti sa mund ngjesh duart në krahërorin tim

Dhe pret vërshimin e lumit të shuaj

prushin në fshehtësi

Aty ku ulërimat shpërthejnë në britma,

dhe britmat mbyten aty,

(…)

Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër, duke buzëqeshur dhe syze