Nën të njejtin qiell-Vaso Papaj


Nën të njejtin qiell

Nën të njejtin qiell,

Jetojnë e vërteta dhe gënjeshtra.

Nën të njejtin qiell,

Të joshin e mira dhe e keqja.

Nën të njejtin qiell,

Flirtojnë dashuria dhe urrejtja.

Nën të njejtin qiell,

Zoti o hiçi janë zgjedhja.

Në të njejtin qiell,

Vdes dhe ngjallet ëndrra.

Nën të njejtin qiell,

Shpesh më tepron dhe dhembja.

Nën të njejtin qiell,

Buzëqeshja, lot që pikon më ngjaka.

Djaj dhe engjëj më rëndoni kot

Me ide të mbrapshta.