
Nën timbrin e këtij malli
Kthehu!
Se spazmë e ditëve ka
gremis trupin tem
t’hajthëm
tue t’kërkue mes s
htrëngatave përnatë,
e regtimë e zemrës
psalm përnatje asht ba.
Kthehu!
Njëjtës udhë ka je shkue
përmbi secilën gjurmë
ikanake mbolla jasemin,
as n’dihatje s’e lash
shpirtin gja tanden
me harrue!
Kthehu!
Kur malli mpiks mes
andrrave e plages
pjergullën e rëndueme
t’rënkimit
jargon puthjet zaptuese
tue thellue n’asht
sëmbimin.
Kthehu!
Se kurrë s’pat forcë asgja
e jemja me t’harrue!
Skalitun t’ka me tan
sekrecionin e trupit
n’kurmin e hajthëm,
n’forma hyjzish t’kam
rue farfurinë e syve,
pulitjen e çërpikëve
mbërthye e kam me
bulat e gishtave.
Kthehu!
Hyn thellë mbrenda
dashnisë tem që t’pret,
nën harlisje t’tërbueme
me u derdh n’aromën e
lëkurës t’bardhë
se oshtima e papërmasë
e klithmës
asht ba jehonë zhuritse
e nepsit t’pashujtun.
Kthehu!
Se zjarri që djeg
mallshëm ka shndërrue
mungimin e pamjes
tande joshëse bashkë
me feksjen e syve tue
n’vegimin tem t’dhembshëm.
Kthehu,
nën timbrin e këtij malli
që po t’thërret!