NËNA
Besa Januzi-Rexhepi
Sot është ditë speciale e nënave në botë,
mu zgjuan shumë kujtime për nënën,
Unë nënën e mbaj në zemër, në shpirt e në mendje, e deshta shumë!
Sytë e mi nënë sot lotuan
Ti ike në amshim, por unë këtu në zemër të mbaj,
Këshillat që mi dhe kurr nuk i harroj.
Nuk kam fjalë që të përshkruaj
përsonalitetin tënd e dashura nënë,
Ti meriton më shumë se dashuria jonë ti je një engjull që na shikon nga qielli.
Ishe paqsore, dashuria e vërtetë,
na linde, na rrite me vështirësi,
por ti nënë ishe sfiduese, gjithmonë përballove çdo vështirësi!
Je diell që nuk përendon kurr
Ti ishe ajo që na zbukuroje jetën
Je thesari më i çmuari në botë,
Tani nënë çfaqesh vetëm në ëndrrat e mia!
Më mungon!!!
