Albana Hodaj:Nëna e luleve


Albana Hodaj

Erdhi Nëna, ishit në gjumë

Ju puthi o lule

Ëmbël…sa shumë…

Erdhi Nëna.

Po biri?-e pyeta

Me zemrën e Birit

Në duar e gjeta

A fle ti o Nënë?

Pse vallë rri zgjuar?

Nuk foli, bekonte

Çdo lule me duar…

Fli bija ime

Ndjeva të fliste

Një puthje puhizë

Lotin më zbriste..

Erdhi Nëna

Na vuri në gjumë

U fut brenda zemrës…

Fjeta dhe unë…

About Post Author