Horgito Hoxha
Rrëfim nga Gjenerali.Sot 90 vjeç.
Nëna ime nuk mërzitej kurrë,
Të qeshur e kujtoj edhe sot,
Ndonëse gjithë jetën ish grua e burrë,
S’e pashë asnjëherë në lot.
Ajo nuk ulërinte kur s’kish bukë shtëpia,
Një dorë miell misri në magje lënë,
Dhe ca hithra të ashpra dimri te avllia,
I zjente e bënte një sahan për të ngrënë.
Si trembej syri kur dimri nuk dilte,
S’kishim dru fare për zjarr,
Dhe diellit ja kalonte menatë,
Sillte nga koria dru të vjetra e bar.
Nëna ime nuk u tremb edhe atëhere,
Kur ne u bëmë për shkollë,
Shpirti i saj për buzëqeshje ish minierë,
Punonte arat e na jepte ndonjë të hollë.
Nëna nuk u mërzit as kur filloi të plakej,
Kur ne filluan ti thërisnim nënoçkë,
Vëtëm buzëqeshte dhe nuk na ndahej,
E lodhur ishte, po na jepet forcë.
Nënoçka nuk u mërzit edhe kur ikëm,
Ndofta, po ne kurrë nuk e pamë,
Vëtëm se ne zjarrin në gji se fikëm,
Atë pak kohë që vetëm e lamë.
Nuk e la buzëqeshien edhe kur shkoi,
E bëri dhe atë moment të pa harruar,
Me ëngjëjt lehtë e lehtë fluturoi,
Se ne ,dritën e syve, na la të plotësuar.
Nuk u mërzit nënka ime as në fund,
Foton e pashaportës i vumë në mermer,
Tjetër foto nuk kishte,s’gjetëm kërkund,
Por dhe në atë foto ajo flet e qesh.
Mbase tani është mërzitur me mua,
Kam vite që nuk shkoj për ta parë,
Edi pse them mbase është mërzitur?
Se nenoçka ime spo vjen të më marrë.
Horgito Hoxh