Nëna më pret ***
Kurbeti sa i keq e i vështirë,
Po aq vuajtje dhe mundime,
Kur do të vij për ne ajo ditë,
E sëmurë në shtrat po lëngon,
nga mosha e vjetër domosdo,
Fëmijët t’i ket pranë,i kërkonë,
s’u ka parë sytë ka shumë kohë.
Ki durim se shpejt do kthehem,
të puth sytë e bukur të përqafoj,
Si një mbret me ty do të ndjehem,
Flokët e bardha,kur do ti ledhatoj.
Po nisem shpejt pa dal mirë dita,
Më pritë,po kthehem o nëna ime,
Do kaloj ferra,male, dete dhe prita,
S’do të ndjej jo, lodhje e mundime.
Era e atdheut tim sec më thërret,
zemra po më rreh shpejt nga malli,
Nëna ime e dashur zgjuar më pret,
Oh,sa do gëzohet se po i vjen djali..
