Nëna-Valbona Kolaveri


Ajo është e vlagët

Brengave,

E fishkët ndër fjalë,

Kur i lidhen për grykë

Lotëve që e tradhëtojnë

Mjekrës që i dridhet

Dhembjet që e godasin

Gur nën brinjë,kohëve

Si përkasin

Ajo,po derdhet

Si qiriu i ndezur moteve,

Lutjeve,

E vakët në zë,

E butë,e ëmbël,

Duke dashur me shpirt

Ajo është e vlagët

Pezmëve,zemrës,

Jo ndër rrudha ku vitet

I brodhën mundimet

Ajo është e vlagët

Në shpirtin e përhumbur,

Mendimeve për bijtë,

Që pranë si ka më ditëve

Ajo,nxitimthi

Me hov i pin ditët,

Si kapsulat e ilaceve

Kur zemra i fiket

Se sdi kur do ti shohë

Prapë

Mundimesh ,e lutjesh

E përhumbur qiejve

Netët ,

Përpin syve,

Zgavrash të tejmbushura

Ankth

Der të shuhet ngadalë..