Nëndori i lavdive-Aferdita Kociraj Selishtaj


Nëndori i kuq,

Nëndori e flakët,

Nëndori i festave të mëdha,

Nëndori i lavdive

Nëndori i flamurit,

Nëndori i Gjergj Kastrioti,

Nëndori i besë lidhjes,

Nëndori i Vlorës,

Nëndori i Kosovës,

Nëndori i shqiptarëve,

Nëndori i trimave,

Nëndori i burrave me besë,

Nëndori i Marigos,

Nëndori i Ismail Qemali,

Nëndori i Isa Buletini,

Nëndori i lirisë,

Nëndori i atdhetarëve,

Krenarija e shqipëtarëve,

Nëndori i çlirimit,

Lavdi të përjetshëme të rënëve në luftën për çlirimin e Atdheut,

Nëndori i trimave,

Nëndori i heronjëve,

Nëndori i shqiponjave,

Që gjumë nuk flenë, për trojet e saja është vigjilent,

E mbrojnë ajo nëndorin,

Se është muaji i shenjtë,

Të gjithë shqipëtarët i mbush me jetë dhe shpres,

Ta gëzojën shqiptarët nëndorin e tyre kudo që jetojnë në botë ,

Një copë shqipërije me vete e mbajën,

Me të kalojën dhimbje, gëzim, dhe lotë.

Urime o Shqipërija ime,

Për festat e tua të shenjta

E mërguar jamë, dhe vargjet për ty i shkruaj me mallë.