Nënë moj e mira nënë!Fatbardha Zirka Menaj


Nënë moj e mira nënë!

Si mu gdhive;si fjete mbrëmë?

A’ ma bëre gjumi rehat…?

Se jam larg, e kam merak!

Nënë moi e mira nënë!

Pres të zbardhet, ç’do mëngjes

Në telefon,zërin e ëmbël ta dëgjojë

Ata tinguj ,që ninullën ma këndonin

Nënë moi e mira nënë!

Fytyra jote, më bëhet yll më bëhet hënë

Diell që çelë buzqeshjen për mua

Nënë o nënë,të të them sa shum të dua

Nënë moi e mira nënë!

Për syte e ty, të lodhur dhe trishtuar

Netëve,s’më zë gjumi edhe mua

Zemrën, në dy pjesë e kam coptuar

Nënë moi e mira nënë

Do të vijë ,një ditë si erë a furtun

Ne krahët e mi, do të pushtojë

Të derdhë lotë e mallit në prehrin tënd

Nënë moi e mira nënë!

Do vijë të strukem në ata gjij

Të marrë, aromën tënde me vete

Se n’ dhe t’ huaj,atë aromë gjëkund se gjeta..

Nënë moi e mira nënë!

Malli për ty ,shtruar rrugve të botës

As nuk shuhet ,e as nuk tretet

Perëndi o nëna ime!”shpirti im shtegton aty”!