Nënë….o moj e shtrenjta Nënë!Selman Hysi


Nënë….o moj e shtrenjta Nënë !!!

Nuk e kuptova, rrekë lotësh nga syri me rrodhen..

Kur ne Ekran dolli ….”Gjeniu i Vogël…”

“Këtë këngë ja kushtoj nënës time qe nuk jeton,

tha Ai vogëlushi nga Vlora…

Një lëmsh i madh u mblodhe ne gryke, keq e përjetova.

****

Nene,Nene,ku je moj flori oj thëllëze..

Sa forte ngjit gjuha ne goje/qellez-NENE !

Nene moj e mira Nëne, te kujtoj përherë..

Sa isha i vogel,me mbaje gjithnjë ne prehër..

****

Po ja një dite gushti,u sëmurë rende.

Nuk dinim çfarë kishe, ethet te kishin zënë.

Nusja e djalit te ndezi zjarr, kishe ftohte..

Te gjithë u përlotem, ndihmë s’te jepnim dot.

****

As drita, as rruge, as infermeri,kishim hall..

Viti mbrapsht 1961,ne spital te nisem me një kalë….

Me dore nga larg …me përshëndete.

“Ika unë” me the….te “puth”, do te kthehem…

****

Por ndihmën e pare ne Memaliaj te ta dhanë

Por jetën e kishe ne rrezik, aty s’te operuan..

Djali (vellai) me një zis te nisi për ne Gjirokastër

Tek Ura e “Subashit”,te ndaloj zemra,ne krahë te Mustafait..

****

Nga goja jote shqiptove fjale,:Mustafa or djal..

Ma ki kujdes, amanet te kam lënë Selman..

Sa shume vite kane kaluar nga ai vit..

Shume here te kujtoj, përlotem çdo dite..

****

Aty, larte ne kodër “Ti Nene pushon”, në Izvor

Si nuk me dolle nje here ne enderr,te te përqafoj

A mos te janë thare buzët per një gote uje burimi ..

Ulu poshtë tek Gropa,me shteme ne dore, atje bashk vinim..

****

Po s’pati ujë tek Gropa, “vrapo” ne Pazaj,tek Kroj

Sa here e beje a’t rruge me kazan ne dore..

Nëne, pusho e qete, fli aty lart, ne atë kodër

Buza me dridhet, malli me djeg,lotet me pikojnë..

****

E ne fund “po te pyes”: a e ke takuar babai tim

Asnjëherë s’ja pashe fytyrën, gjithmonë ngel jetim..

Ke dhe shume te tjetër, edhe vëllan tënd..

Stërgjysh, pas stërgjyshi, janë te Gjithën te njëjtin vend…..

About Post Author