Në paqe të notojmë…
Sa bukur tingëllon ky togëfjalësh,
Nënë puthmë, sa sytë të më lotojnë,
Më ledhato e fërko kurrizin,
Si përkëdhelja e flokëve nga duart e tua,
Të ndizem i tëri nga afshi i dashurisë
së zjarrtë.
Kurr mos u zemro me mua…
Nga qielli më qorto me zemër në dorë,
Që në ajër të flutroj,
Si dikur fëmijë kur lozja në borë,
Puthmë, puthmë, e më beko.
Si një zgalem të ndjehem dua,
Më këshillo të bëhem më i paqtë si misionar,
Si të mësohem edhe me urinë,
Amanetin tënd në vend e kam çuar o Nanë.
Dua që lumturia e paqa të rrinë në harmoni,
Njashtu si djepi me këngën tënde të ninullës,
Jetoj çdo çast me atë këngë që më këndoje Ti,
Muzika e fjalët “nina nana u bëfsh burrë…”, s’do i harroj kurrë.
Nexhbedin Basha
