Nënë:Fatbardha Amzaj


Nënë

Nënë fjala e ngrohtë,

Konstelacion gërmash të arta ,

margaritaré,

Kurorë e zbukuruar,

Veshur me diej,

Puhizé pranverore,

8 – Marseve lulézuar.

Grua, nënë,

Peréndesha e lumturisë,

Netéve të gjata syzgjuar,

Drita, shkélqimi i shtëpisë,

Pagëzimi i brishtësisë,

Bekuar nga natyra,

diamant e gur i çmuar,

Je simbol i bukurisë .

Nënë e pakursyera në jetë,

Sakrifikon, lëndohesh,

Herë – herë pa të drejtë,

Lodhesh, sfilitesh,

Udhëve të jetës,

Bie dhe ngrihesh,

Je burim i pashtershëm.

Grua mision i vazhdimésisë,

I tolerancés, komunikimit,

Paqes, dashurisë,

Mbjell mbi kété botë,

Lule , mrekulli,

Kéngë ninulle,

Gjallëri, mirési.

Nënë konstelacion yjesh,

Kaltërsi e qiellit,

Ngrohtési familjare,

Bashkim zemrash,

Familje e bashkuar, jetë,

Udhëhiqur nga pozitiviteti,

brishtésia, realiteti.

Nënë përherë e fortë,

E papërkulur,

Sfiduar dallgët e jetés,

Stuhive pérplasur,

Oh.. shpirt i praruar,

Je pérsosméria,

Në këtë botë të trazuar.

Nënë dora e ngrohtë!