
Eci rrugëve të panjohura ku zëra të padëgjuar gumëzhijnë. Dëgjoj, shumllojshëri gjuhësh europiane,
Fshehur vetmisë, fjarori im.
Buzëqeshin ata, fotografohen, dashurohen si këta peristerë në bregdet.
Ndërsa mua hallet e gjithë botës mbi supe më rrëndojnë e
lotë malli, mbi derte detesh derdh.
Nostalgji fëminore më pushton.
Një erë e lehtë si dora jote e ngrohtë lehtë me ledhaton.
Më fshin lotët,
Je ti nëna ime,..e ndiej
.
Dhe mall më kaplon për shtëpinë e vjetër.
Mall, për një këshillë,
Mall për praninë tënde
Mall për një përqafim.
Që bota të më duket e pasur dhe dita të më marë kuptim.