Nënës time!Blerta Basha


Blerta Basha

Nënë o buzëqeshja më e ëmbël në botë,

O yjnesh e perëndisë që lëshon rreze dielli,

Edhe sytë e henës kanë marr tjetër ndriçim

Nga bukuria jote nënë veç nurë pikon.

Qielli ka hap krahët e tij si diamandi,

Ty nënë të t’përqafoj shpirtin e bardhë,

Ylli polar dorën ka zgjatur ,

Të t’ledhatoj ty heroinë e rrallë.

Për ty bëhem zog me krahë çdo çast,

Në çdo kohë e nis fluturim plot mall,

Edhe ndonëse ndonjë dhimbje kalon,

Unë vi të jap shpirtin dhe dhimbjen ta marrë.

Ajo buzëqeshja jote është aromë jetë,

Unë në lëndinën e zemrës e kam vendos,

Si vesa e pastër në çdo petale të venave,

Pikonë dashuri bukuria jote nënë!