Nëntor-Kledi Shegani


Kledi Shegani

Nëntor…trokiti diellshëm e para ditë. Vjeshtojmë e rrezet e diellit vjeshtak , përkëdhelur nga mpleksja e stinëve zbukurojnë ditët.

Është mëngjes, nga ato mëngjese ku vjeshta flet me ngjyra drite e ngrohtësi shpirti.

Mes qindra mozaikëve shumëngjyrësh dua të shoh buzëqeshjen tënde që dritë i jep shpirtit tim dhe dekorit vjeshtak të nëntorit.

Numëroj ditët që nuk të kam parë dhe kuptoj që matematika, jo gjithmonë tregon të vërtetën. Brenda një dite ka aq shumë ekuacione, fuqi, figura gjeometrike që mbushin jetët tona sa shumëfishohen ndjesitë e humbet sensi linear i boshtit të përditshmërisë . Kujtimet kërkojnë pikëtakime me realitetin e diku priten e diku ecin paralel si t’u takojnë dy botëve të ndryshme.

Nëntor, me diell e para ditë e unë diejt e syve të tu dua të shijoj.