Nëntori i lavdisë shqiptare-Nexhat Nallbati


Shqipëria ime e dashur, ti ke shumë festa,

Dy prej tyre janë tepër të shënja,

Njëra pas tjetrës, vijnë me rradhë,

Me to shqiptarët ndjehen krenarë.

28 Nëntor 1912, Ismail bej Qemali,

Flamurin Kuq e zi në Vlorë e ngriti,

Shpalli ai mëvetësinë shqiptare,

Shqipëria u njoh në arenën ndërkombëtare.

Kjo datë hodhi themelet e shtetit shqiptar,

Për gjithë shqiptarët shërbeu si një pishtar,

Flamuri i Skënderbeut, na priu në beteja,

U bë simbol i shqiptarëve në rrugë të reja.

Me këtë flamur shqiptarët kudo luftuan,.

Trimëri dhe guxim të madh treguan,

Rreth tij u bashkua gjithë Shqiptaria,

Në ballë të saj kudo ishte rinia.

Pas një luftë të gjatë dhe të vështirë ,

U mund armiku, dështuan hordhitë,

29 Nëntori i dyzet e kartës erdhi,

U fitua lufta, Shqipëria buzëqeshi.

Mes luftrave të gjata dhe të vështira,

Në këto dy data u shkrua historia,

Brez pas brezi,ato janë kujtuar,

Populli në memorie i ka çimentuar.

Shumë baltë është hedhur dhe hidhet akoma,

Të zbehen këto ngjarje të mohohet historia,

Asnjëherë dhe askujt mëndja mos i shkojë,

Me historinë e Shqipërisë të bëjë si të dojë.

Sot kërkohet më shumë se kurrë,

Atdheun t’a duam akoma më shumë,

T’a duam atë jo me fjalë e premtime,

Por me punë konkrete dhe veprime.

T’a duam Atdheun si shtëpinë tonë,

Shqipërinë e dashur më shumë t’a lulëzojmë.