Libri i ri:”Nëpër valët e shekujve”- i poetit Shon Malaj


Ky është libri i ri i poetit Shon Malaj.

Redaksia e gazetës:””Destinacioni” i uron mirëseardhjen në rrugën e letrave shqip.

Si nota pentagrami vargjet e Naimit,

Simfoni pambarim e shpirtit të mërguar,

Shkruar nën dritën e verdhë të qiririt,

Për zogjtë dhe erën-melodi kënduar.

Pikojnë mall e dhembshuri prej nëne,

Akorde violine si gjuhë e bilbilit;

Valëve të shekujve psherëtima zemre

Mbjellin mbi këtë tokë vargjet e Naimit.