Nëse … Atëherë !
Në jetë kam parë, shumë e shumë njerëz,
Nga vende të afërta, të largëta, lloje e soj,
kam njohur tipa e karakter të ndryshëm
Jam munduar nga ata , të mësoj, të vlerësoj .
Nga çdokush mundesh diçka të mësosh,
I njohur, i panjohur , i moshuar a fëmijë qoftë.
fjalë a këshillë a buzëqeshje,të pafajshme
a përqafim të ngrohtë, kur kudo ka ftohtë.
Më rrahu jeta me furtunat e saj më lëndoi,
më dha lot, dhimbje e gëzime njëkohësisht
Më mësoi të dëgjoj , të hesht , të përulem ,
Por edhe të vërtetën ta thërras deri në infinit.
E dua të vërtetën ,të drejtën e dua …
Nuk mund të bëj pakt me këdo farë soj…
T’ju bëj qejfin me elozhe të pavlera
e komplimentet ti radhit me kohë e pa kohë .
S’mundem ta bëj se kam bërë ndonjëherë,
Por edhe në hak si kam hyrë askujt,
E bukura di të flasë gjuhën e shpirtit
E këtë e pasqyron fytyra e gjithkujt.
As shpirtin djallit s’jam kam shitur, asnjëherë ,
Nuk kam rënduar askënd duke marrë hua ,
Të gjithë ata që më bëjnë të ndihem mirë
I mbështes, i vlerësoj me gjithë shpirt i dua !