Nëse çmendem-Valbona Kolaveri


Valbona Kolaveri

Mos më shani,

Si një të huaj

Larg t’më mbani

Nëse ikur

Jam kësaj bote,

Avazit ,mos ia nisni

T’më livdoni kot më kot

Nëse lartësohem

Ndonjë herë,

Se mos thoni,

Aman edhe kjo kur na u bë

Nëse bie në humnerë,

Mos më zhysni edhe më,

Mos më ndyni si të mjerë

Nëse vuaj për lavdi,

Xhepash,

Mos më mbushni me lëvdata,

Mos më mburrni

Nëse drejt

Doni ti bini,

Rrini shtrembër

E drejtë flisni

Nëse sot ky varg,

Ju bën të më dëgjoni,

Mbani vesh e reflektoni

Nëse çmëndem,

Bie,vdes,

Apo ringrihem vetesh,

Ai s’është halli yt,

Se si për ty

Edhe për mua,

Ka një Zot të merret.