Nëse do mundem-Fatbardha Budini


NËSE DO MUNDEM.

Nëse do mundem të ruaj qetësinë.

Kur njerëzit,shpifjet dhe përgojimet i kanë si qëllim.

Nëse do mundem që unë tek vetja të kem gjithmonë besim.

Edhe kur dikush kërkon që unë të jem veç gabim.

Nëse do mundem të rri në qetësi dhe në pritje.

Kur njerëzit në shpirt janë të veshur veç me urrejtje.

Nëse do mundem të rri pa folur ndaj shpifjeve.

Kjo është thjeshtësi që do mund të qëndroj larg ligësive.

Nëse do mundem të mendoj me shumë qetësi.

Do mund të qëndroj gjithmonë larg çdo trishtimi.

Nëse më detyrojnë të mos ruaj qetësinë.

Atëherë do më detyrojnë të mbaj qëndrim.

Nëse armiku kërkon që unë në jetë vetëm të vuaj.

Vjen një ditë që gjithçka ai mund ti paguaj.

Nëse do mundem të përballoj sfidat e mëdha, që më vijnë këtë jetë.

Atëherë do mund të ec përpara me plotë dinjitet.