Nëse kokrrave të limonit
në Argolidhë,
do t’iu shtrydhja dritën,
Pika-pika në duart tuaja,
Errësirën nuk do t’a kishit fe!
Zoti i zotave,
Erakliun,
Fitorja do të anonte nga ne!
Gjithë të verbrit skllevër të shihnin,
Mizorinë fshehur këtu brenda,
Do mblidhej paria arvanite
Dhe’, s’do t’u zinte këmba!
Mos më kujtoni të vdekur,
Jam gati të luftoj për çdo Helenë,
Që në djep ju përkundni,
Lufta është trofeu im,
Ejani më mundni!
Sa herë të nisem për në Trojë,
Kali im do të mberrijë i pari,
Në Manas tek kodra është rritur,
Shqip i flet ende bari!
Në Epir,
Akili kur të vijë,
Të marri kuaj,burra,verë,
Mos guxoni t’ia ktheni mendjen këtë herë!
Jemi bërë të gjithë Odise!
Çdo njëri nga ne!
Andej dhe këtej kufirit,
Kur të bjerë
sinjali i bririt,
Ju të vdekurit e gjallë,
Gjuha do t’u shkojë në dhëmballë.
Kush ka lindur në errësirë,
Në vend të syve
i duhen dy pishtarë,
Të bëhet mirmidon!
Kaq i mjafton!
Qyshkur Zeusin
në Dodonë,
E rilidhën përgjithmonë!
Nëse kokrrave,
Të limonit,
Dritën s’do t’ua shtrydhja
pikë-pikë,
Do t’i merrja për Afërditë!
