Nëse nuk do e shihni udhëve: lirinë!Tomi Buzi


Nëse nuk do ta shihni lirinë mbi vargje a pamflete ,

Do të jet ‘ fshehur ‘ nëpër fjalë , a poshtë ndonjë flete ..

Ndoshta është bërë bletë, e shkon të mbledh nektarë ..

Për mjaltin e fjalës së Martin Camaj-t,

që s’blihet as me arë !

Nëse vërtetë lirinë se gjeni asnjëherë në fjalën tuaj ,

Mos mendoni se është fshehur e nuk kthehet më ,

Ndoshta do të ‘ mungojë ‘ ca kohë , por do të vijë patjetër ..

Duke trokitur lehtë gurëve, a baltës ku jeta flet pa zë !..

Nëse një ditë do ta gjeni nën ‘ këmbët ‘ tuaja mavijosur,

Mjekoheni ngadalë, të shërohet nga ‘malarja e kuqe ..

Vështrojeni me dashurinë e një fëmije të brengosur ..

Jo rrëkëllyer nga injoranca që shalonë gomar me huqe !

Nëse vërtetë se gjeni mbi vargje a fjalë të ‘ urta ‘..

Do ta gjeni udhëve ku gjurmët ende pikojnë gjak,

Ajo shkonë krahë neshë, agimeve të purpurta ..

Bashkë me dritën e sajë në shpirt, në ç’do prag !

Nëse se shihni asnjëherë udhëve ku shkoni ,

Futuni thellë në shpirtin tuaj ti jepni hijeshi ,

Nxireni nga humnerat ku e keni zhytur,

ta shikoni ..

Të vrapoj udhëve, duke mbjellë paqe e mirësi !

Nëse nuk do ta shihni lirinë mbi vargje a pamflete ,

Do të jet ‘ fshehur ‘ nëpër fjalë , a poshtë ndonjë flete ..

Ndoshta është bërë bletë, e shkon të mbledh nektarë ..

Për mjaltin e fjalës së Martin Camaj-t,

që s’blihet as me arë !

Nëse se shihni asnjëherë

t’ ju buzëqeshë shpirtit thellë ,

Do ta kenë zhytur në errësirën e përjetëshme,

pa diell ! ..