Nëse vdesim-Fatmir R Gjata


Nëse vdesim të djegur

e të kthehemi në hi

Nga thëngjijtë do rilindim

do jetojmë për dashuri

E do mbesim përqafuar

në këtë botë të pa mëshirë

Dhe në qiell do të shkruhet

tani jetë është më e mirë.

Nëse vdesim ndonjë ditë

do të mbesim të pa varrë

Le të pyesin sa të duan,

kush me fjalë i ka vrarë

Do të mbesë ndonjë varg,

do të mbesë një poezi

Ishte vetëm një poet

që jetoi për dashuri.

Nëse vdesim ndonjë ditë

e dikush do derdhë lot

Mos e lini të vajtojë

e të qajë kot më kot

Shpirt do mbetet përmbi tokë

t’ju shikojë me ëmbëlsi

Përgjithmonë do jemi bashkë

nëpër qiejt pa kufi.