Nesër(?)
Nesër do të vij,
nesër më prit,
kjo gjë do të ndodhë nesër!
do të jetë më e bukur jeta nesër,
nesër do të jemi të lumtur!…
Çdo ditë jetojmë të sotmen e vështirë,
e ti qesh e më thua: “nesër, nesër, nesër…”
E kam menduar këtë fjalë që kur:
“A thua nesër do të thotë kurrë?”
