Ne,shqiptarët mesdhetarë!Nga Leonard Pipa


NE,SHQIPTARËT MESDHETARË!

Këto vite të artikulimit tim nëpër rrjetet sociale apo edhe në takime me institucione të ndryshme më keni dëgjuar të artikuloj shpesh herë jo pa qëllim togfjalëshin tim të preferuar “Shqiptarët mesdhetarë”.

Sigurisht që ky është një term i artikuluar por nuk është i shpikur!

Populli ynë, në fakt është fjala për timin në këtë rast, mjerisht dhe dramatikisht në një proces alogjik dhe antishqiptar shkombëtarizimi ndodhet edhe për faktin se ai në procesin e gjatë “evoluiv” të Racizmit Historik është quajtur në hapësirën shqiptare të sotme, jo atë të vërtetë që përfshin gjithë Ilirinë e dikurshme Anatolinë etj…, me shumë fjalë etiketuese pezhorative.

Nuk është nevoja ti përmëndim se ju i dini përmëndësh.

Me këto fjalë përbuzëse janë krijuar pakica kombëtare fallco në shqiptari. Në Shqipëri, në Kosovë, Mal i zi, Maqedoni, Serbi etj…

Madje në Kosovë dhe Serbi disa të tilla! Nga një për çdo fjalë përbuzëse që ju keni përdorur për ne!…

Për këto kam folur mijëra herë gjerë e gjatë dhe nuk dua tu marr kohë kot.

Ju gjithashtu jeni në dijeni prej shkrimeve të mia se ne jemi shqiptarë, shqiptarët antik madje të dokumentuar me prova dhe fakte gjithanëshe si pasdhës të pellazgëve. Pasardhës të maqedonëve, epiriotëve dhe ilirëve si vazhdimësi e tillë!

Këto prova i gjeni në faqen e Këshillit Integrues kush ka dëshirë ti shohi apo ti rishohi!

Ju gjithashtu e dini prej historisë etj që pellazgët janë populli që kanë jetuar,pra populluar mesdheun!

Ndërkohë, gjithashtu ju e dini, që ne, populli im, është përveç në proces shkombëtarizimi të cilin shumica e tij ndoshta se ka haberin se çfarë është, por edhe i pa pranuar, i veçuar, i pa integruar etj…përveç i mjerë e i pa shpresë e të ardhme.

Në këto rrethana për të trajtuar çështjet e tij kombëtare, politike, sociale etj…lindi si domosdoshmëri historike për ti evidentuar si pjesë, si komunitet, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së tij kombëtare, po pse jo edhe për gjithkohën, “etiketimi” i tij me emrin e tij të vërtetë: SHQIPTARËT MESDHETARË. Që nën dhe mbi kupton ato që më lart ua parashtruam.

Sigurisht edhe ju “të tjerët” do e keni më lehtë të na quani kështu se sa me emrat përbuzës apo emrat e kombësive fallco sepse në çdo rast do tu konsideronim racistë!

Kjo kërkesë me kalimin e kohës do bëhet edhe në organet përkatëse shtetërore në shqiptari. Në Shqipëri nuk mund të pretendojmë që ata që na i shkaktuan këtë tragjedi kombëtare do na i zgjidhin!

Zoti i ndriçoftë por ne nuk besojmë më asnjë nga ata që votuan ligjin për kombësi fallco në 2017 -n!

Sigurisht që ne nuk detyrojmë dot askënd të na thërrasi në këtë emër por veç po u bëjmë me dije që ky është emri ynë tash e gjithkohën.