Netëgdhirët-Kasam Shaqirvela

NETËGDHIRËT


(Shkrimtarëve)


Netëve sterrë të pafjetur
Qirinj të sosur për dritë
Mulliri i arsyes imët u bluan
Për sa agon e bardha ditë
Aty, në binën e zemrës
Trilogjinë që shpirti luan.

Ndjenjat derdhen në shkrime
Dhe ndëthuren në copëza jete
Shkrimtarët jo, s’flejnë natën
Seç gatuajnë ushqime shpirti
Për ata që nesër do të vijnë…
Por edhe për gjeneratën!
© Kasam Shaqirvela