Netët e shkuara-Nga Igem.E


Igem.E

Në fytyrën e tij nuk dallohej asnjë pikë emocioni. Po rrinte ne heshtjen e tij ashtu…pa thënë as edhe një fjalë. Ndërkohë ajo ishte futur luftë me veten: “Forca Naomi!

-Leshoi ato emocione që ke!

– Çdo prisje nga ai?!Hë pra, shuaji ato ndjenja përndryshe në këtë mënyrë do torturosh veten!”.

Muzika ende vazhdonte, por ne një rryme tjetër te sajën, prapë se prapë ishte e bukur,e magjishme, por a e dinte njeri qe aty po mundohej qe te shfaqte forcën e saj?

Era morri një drejtim tjetër dhe filloi të kthehej ne uragan. 

Ndaloi se luajturi….U mbush thelle me fryme…dhe ne fraksion sekondash me një vrull të madh dhe te fuqishëm, vazhdoi duke u hedhur në lëvizjen e tretë të sonatës se hënës. Me një fuqi qe te ngrinte ne këmbë…

Aty,ajo arriti qe te tregonte mërzinë e saj, dhimbjen e saj. Ato nota ishin inati, zemërimi që ndiente!

Ai ndërkohë rrinte ende i heshtur.

Naomi papritmas e ndjeu praninë e tij dhe kjo e fundit e forcoi me shume inatin e saj, akoma edhe me shume….vrulli i saj nuk po gjente horizont qe te shuhej. Ishte një zemërim qe i vinte nga çdo gjë qe kishte kaluar. Nga plagosja e babait, vdekja e motrës se saj, dyshimet qe kishte për veten, vetmia qe e rrethonte ngado qe vente deri tek fjalët qe te tjerët i thoshin se ajo nuk do i arrinte arrinte kurrë ëndrrat qe kishte.

Gjithë këto e lëndonin pa mase!

Notat dëgjoheshin ne formën e te bërtiturave te saj. Lotët filluan t’i rridhnin, fytyra kishte ndryshuar komplet shprehjen.

Çdokush qe nuk do ta njihte mire do të trembej prej saj ne ato momente. Ne qofte se nuk do ishte duke luajtur në piano,do qe e sigurt qe do kishte rrënuar çfarëdo qe i dilte përpara ne atë shtëpi. Kishte arritur kulmin e mërzisë çdo gjë i dukej sikur po kthehej përmbys, po luftonte me veten qe te vazhdonte a te ndalonte, të ndryshonte apo të jetonte nen hijen e vuajtjeve qe kishte, por vetëm një zgjidhje i mbeti…të rrinte në të dyja anët në formën e një peshoreje që sa anon nga njëra e tek tjetra.

Pse?

Epo sepse ishte ai imazh i vetmisë qe nuk e linte te ndryshonte, e mbante aty,e dobësonte, e rrënonte! Po çfarë të bënte…ajo në fund te fundit ishte një pjesë e saj që nuk do ndryshonte kurrë.

Igem.E