Neuroni i dashnisë, …o i dashnisë…
Si një zog zgjuar rri…,
Në kasafortën e mendjes strehuar,
Ah dashni, a imoj dashni..
Si një kopësht me lule je,
Ti vaditesh ditë për ditë,
Je si një gonxhe zambak çel,
Strukur nën qelizën e ndjesisë.
Fjala peshon si diamant,
Gjithçka që bluhet në tru është ar,
Në galektikë neuroni i dashnisë vuan,
Kur tik-taku i zemrës rreh pa masë.
Nexhbedin Basha
4 nëntor 2023
DIELLI DUKET QË NË
MËNGJES…
Dielli duket që në mëngjes,
Se sa ta ngroh shpirtin…
Kur të çuçurisin si këndez,
Ta prishin terezinë dhe juvenirin…
Se dita ka batica e zbatica,
Si litarët e shiut që lagin xhaketën,
Në vend të ngrohjes të sjellin ngrica,
Me fytyr ngrysur të zezë si retë.
Kur kafenë ta serverin me përçmim,
Ndjehesh i fyer si të në ishe në faj,
Kur zë një qoshe dhe kafenë rufit,
Dielli të duket si re e bardhë…
Nexhbedin Basha
2 nëntor 2023
KOHA QENKA BURGU I SHPIRTIT…
Koha qenka burgu i shpirtit.
Vargu i poetit porsi dielli,
Të dyja lidhur si gjerdan ari,
Si shkëndi muza e poetit.
E lash penën në sirtar,
Ika tutje mora malet,
Koha qenka burgu i shpirtit,
Thes i mbushur plot me halle.
Sodis kodra, fusha e male,
Nëpër kreshta jehon fjala,
Si valët e detit me shume dallgë,
Sa e pështirë qënka dynjaja.
Koha qenka burgu i shpirtit,
Si thesar ruan sekrete,
Në ditarin e poetit,
Si arkiv ruhet kujtesa.
O ti bote halle madhe,
Ku fëmija lind me borxhe,
Koha qenka burgu i shpirtit,
S’kanë të sosur hallet tona.
