Neviana Shehi:Vdekja e pelikanëve kaçurrel…


Vdekja e pelikanëve kaçurrel
Neviana Shehi
Ata i gjetën të vdekur
në të gdhirë të ditës,
në cepin më të largët të bregut,
atje ku s’mbërrijnë dot grabitqarët,
dhe kureshtarët endacakë të liqenit.
Të gjithë të shtrirë,
dhe me kaçurrelat e varura,
që ua merrte era.
Secili mbështjellë,
me një çarçafë të bardhë
dhe të padepërtueshëm mjegull.
Askush s’më thotë gjë,
për vdekjen e tyre,
askush s’më dëshmon,
as kallamat e verdhë,
dhe kokulur të liqenit,
as peshqit hutaqë të cektësirave .
Tërë jetën janë mësuar,
t’i mbajnë brenda vetes,
ndodhitë dhe misteret,
me një këmbëngulje,
të bezdisshme sarkofagësh .
Vetëm nata më thotë,
se vdekja e tyre ka ardhur,
nga krahët,
tradhtitë e mëdha,
gjithmonë lindin nga brenda
thotë ajo.

Në mesnatën e errët,
ata janë ulur të shplodhen,
dhe të rimarrin fuqitë,
nga rruga e gjatë,
por krahët e lodhur s’u janë bindur,
tek shihnin që qielli bëhej,

gjithnjë më i largët,
dhe refuzues për ta .
Ata i kanë thirrur vdekjes,
dhe ajo ka qenë gati Pelikanë kaçurrel,
shtrirë pa jete mbi këtë breg,
të vetmuar.

Këtë mesdite dhe gjerrë,
në agimin e ardhshëm,
sytë e liqenit do t’i ngjajnë,
një të verbri.

About Post Author