Nexhat Bexheti-Ngela i ri


Ngela i ri

Kishim rini ,të bagatshme me shoqëri

E kultivonim me shumë dashuri

Grumbull,shetitnim gjërë e gjatë

Ndiheshim,krenarë me kokën lartë

Ndër vite,ca shokë nuk duken

Si në qetësi,gradualisht zhduken

Shoqëria e rinisë,nis të zvoglohet

Me shokë, të ri nuk arnohet

Mos ikni,me cilin do ngeli unë i ri

Do të më ndjekin,ditët me shi

Do detyrohem të ri shtrirë, mbi kanape

Megjithate,si Guliveri eci mbi dhe

Unë akoma si i ri, me synime plotë

Ngela për t’i qajtë, kujtimet me lotë

Megjithse i vetmuar, ndihem i ri

Viteve,s’u a kam frikën qëndroj si lisi

Nexhat Bexheti

About Post Author