Nexhbedin BashaJeta është matematikë….


Buzë mbrëmjes rri menduar,

I përhumbur në kllapi,

Si poet varg rezervuar,

Jeta matematikë e llogari…

Edhe muret kanë vesh,

Ndjejnë nga larg zërin e bilbilit,

Pikat mbi “i” sjellin sikletin,

Ditët mbushur plot me rite…

Si lule e vyshkur troket jeta,

Tik-taku i zemrës rreh si zemrek,

Vitet ecin porsi rrjedha,

S’duhet ngopur me lugë zbraz.

Matematikë është dhe koha,

Na troket jeta me naze…

Herë lule natyrale, herë e vishkur,

Si një gur rëndon mbi halle.