
Hej, oj sy shkruar pse po fshihesh?!
Djali po digjet por si prush,
S’ta ka me hile, moj lule bliri,
Janë fjalë dashurie, oj zemërush.
Djalë, o djalë ti mos u ngut,
Se punët s’bëhen, fët e fët,
Dashuria nuk është tango,
Ajo kërkon kohën e vet.
Hej, sytë e tu, sy gazel,
Janë të bukur sa më s’ka,
Sy që gjumin ta kanë prish,
Sy magjepës të ëmbël si mjalt.
Sy që ngjajnë me sytë e tu,
N’hije të lisit lëshojnë hije,
Moj lepurushe, sy gazele,
Sy që mbajnë ngjyrë lajthie.
Sy që ngjajnë me rreze Dielli,
Sy që gjumin ta kan prish,
Sy që tretën në mes veti,
Sy që kudo lëshojnë dritë.