Lindi në fshatin Baban të krahinës së Devollit më 21 Prill 1928 në një familje me tradita të shquara liridashëse,patriotike dhe arsimdashëse.Pasii kreu shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes,vazhdoi shkollën e mesme teknike në qytetin e Korçës.Pas mbarimit të kësaj shkolle punoi si mësues në disa fshatra të Mallakastrës si në Çorush,Hekal dhe Ballsh deri në vitin 1949.
Qysh në fillim të karierës së tij si mësues u karakterizua nga dashuria për profesionin,korrektësia dhe pasioni për të punuar me një disiplinë të lartë pedagogjike dhe shkencore. Duke vlerësuar vetitë dhe aftësitë e tij profesionale gjithnjë në ngritje dhe profilin e tij tepër njerzor në mardhënie me kolegët,nxënësit dhe me njerzit e tjerë në shoqëri,autoritetet e kohës e zgjodhën atë si një nga kuadrot me aftësi të mira drejtuese dhe organizuese dhe i besuan detyra të tjera.Në fillim si inspektor arsimi në qytetin e Maliqit dhe më pas si drejtor shkolle në fshatrat Baban, Hoçisht dhe në qytetin e Bilishtit.
Në vitin 1963 mbaron studimet e larta në fakultetin histori- Filologji dhe menjëherë caktohet në detyrën e drejtorit të shkollës së mesme( gjimnazi) “Fuat Babani” Bilisht,të cilën e kreu me devocion dhe përkushtim të lartë,duke siguruar çdo vit mësimor rezultate tepër shkëlqyera në proçesin mësimor dhe edukativ të studentëve.Për vite me rradhë kjo shkollë u kthye në një nga gjimnazet më në emër në rradhët e gjimnazeve të qarkut të Korçës dhe më gjërë.
Nisur nga këto rezultate në vitin 1966 Nexhdeti emërohet në detyrën e shefit të seksionit të arsimit dhe kulturës në rrethin e Korçës,detyrë të cilën e kreu për 12 vjet rresht.
Nexhdeti u dallua për ritje të nivelit dhe aftësive të tij drejtuese dhe organizuese.Kontributi i tij ishte tepër i madh dhe i veçantë në zhvillimin dhe emancipimin e mëtejshëm të procesit mësimor dhe edukativ në të gjitha shkollat e qarkut të Korçës duke i bërë ato model të përdorimit të metodave të reja në proçesin mësimor edukativ.Kontribut të madh ai dha në përgatitjen dhe përdorimin me efikasitet të lartë të bazës materiale didaktike të shkollave që drejtonte.
Për merita të shquara si mësues,drejtues dhe organizator i zoti në sektorin e arsimit dhe kulturës në rreth në vitin 1969 ai meritoi titullin e lartë ” Mësues i merituar” ndërsa në vitin 1980 ju dha titulli i lartë ” Mësues i popullit”.
Kush pati fatin t’a njohë nga afër Nexhdetin,rruan për të kujtimet më të mira dhe respekt të veçantë.
Poeti,shkrimtari,publicisti,dramaturgu dhe politikani i mënçur devolliu i shquar Dritëro Agolli ” Nderi i Kombit’ dhe ‘Nderi i qarkut Korçë” duke vlerësuar figurën e Nexhdetit ka thënë : ” Nexhdeti ishte një burrë i urtë, i thjeshtë, i ndershëm, i palodhur, organizator dhe drejtues i zoti. Me kontributin e tij,ai ze një vënd nderi në arsimin kombëtar”.
Ja sesi e kujton Nexhdetin një punëtor i thjeshtë eskavatoristi nga fshati Çorush i Mallakastrës në një letër që i dërgonte para disa vitesh Nexhdetit : ” kanë kaluar mbi 30 vjet dhe mbase nuk më mban mënd,por unë nuk e garoj mësuesin tim të parë.Rusj për të po atë dashuri dhe respekt si atëhere kur isha i vogël në bangot e shkollës.
Me dashuri dhe shqetësim për punën Nexhdeti la kujtime të mira tek nxënësit ,tek fshatarët e Çorrushit,tek ata dhjetra e dhjetra të rinj e të reja që jetonin me entuziazmin e jetës së tyre të re. Atë do t’a shihje të punonte dhe me ata që ishin pak më të moshuar e që ndiqnin kurset për të mësuar shkrim dhe këndim si dhe merrej me problemet e tjera shoqërore të fshatit.
Jeta është e bukur.Ka gëzime,ka dhe vështirësi.Po njeriu le gjurmë në jetë,dhe jeta le gjurmë në portretin e tij”.
Ja se çfarë thotë Nexhdeti për punën e tij : Me emocion kujtoj veçanërisht vitin 1969 kur u nderova me titullin ” Mësues i merituar’ dhe vitin 1980 kur m’u dha titulli i lartë
“MËSUES I POPULLIT”
Këshilli i qarkut Korçë me propozim dhe kërkesë të shoqatës AK Devolli dega Korçë i ka dhënë pas vdekjes titullin e lartë:
” Personalitet i shquar i Qarkut në fushën e arsimit”
Unë që po shkruaj me modesti këto pak rreshta për Nexhdet Meron,e them me bindje të plotë se e ndjej veten tepër të privilegjuar dhe jam shumë krenar që kam patur fatin e madh të jem nxënësii tij qysh në shkollën fillore,më vonë t’a kem drejtor të shkollës kur isha student në gjimnazin e qytetit të Bilishtit.Më vonë puna e solli që t’a njoh edhe si drejtues i arsimit të rrethit Korçë kur unë punova për disa vite si mësues në fshatin Kurilë të Devollit.
Nuk e tepëroj por shpirti ma thotë dhe zemra më flet për të formuluar fjalët më të mira për
NEXHDET MERON.
Nexhdeti ishte në rradhë të parë një njeri me virtyte dhe vlera të mëdha.Thjeshtësia,durimi,qetësia,aftësia komunikuese me shokët,bashkëpuntorët,kolegët dhe vartësit ishin arma e tij më e fortë që i jepnin satisfaksion, kënaqësi dhe rezultate të larta në punë.Ai nuk dinte të nervozohen as të nxitohej në dhënien e detyrave dhe marrjen e vendimeve.I vlerësonte të tjerët për punën që bënin dhe qëndrimet që mbanin.Ishte parimor,i drejtë dhe novator në metodat e mësimdhënies,në organizimin dhe drejtimin e punëve për të patur gjithmonë rezultate të larta.
Ai e dashuronte fort profesionin dhe dinte të jepte më të mirën në zbatimin e detyrave që kryente.
Dashuria për vendlindjen, Devollin dhe Atdheun ishin dhe mbetën deri në fund të jetës së tij virtytet dhe vlerat më të mira për të cilat ai investoi shumë gjatë gjithë jetës së tij.
Nexhdeti ishte dhe do mbetet shëmbulli dhe modeli më i mirë për t’u ndjekur nga pas ardhësit e tij mësues dhe kuadro drejtues në fushën e arsimit.
Nexhat Nallbati
Kryetar i shoqatës AK Devolli
Dega Korçë.