Nga “Antologji e vogël…Nikola Bualo-Përktheu: Gëzim Isuf Baruti


(Këngë) Përktheu: Gëzim Isuf Baruti

Ja vendet tërheqës ku shpirti im i ndritur

Kalonte, Silvinë duke soditur,

Momentet e qeta humbur me kaq ëmbëlsi.

Sa e doja at`here! Ç`e bukur e me shtat fin!

Në emër të t`pabesit ti po psherëtin

O zemra ime: harrove që s`e do më tani?!

Dhe po këtu shpesh, livadhesh duke bredhur,

Dora ime, lulet më të dashura zgjedhur

Ja bënte dhurata pranuar me aq dhemshuri.

Sa e doja at`here! Ç`e bukur e me shtat fin!

Në emër të t`pabesit ti po psherëtin

O zemra ime: harrove që s`e do më tani?!