Nga Athina:Gina Kapaj Xhaferaj-Jemi bashkë


Jemi bashkë

Jemi bashkë në fushë e në mal

Ti natën ma bëre ditë

Unë këndoj

ti iso mban.

Det gëzimi sjell në shpirt

Vjen ngadalë mes ëndrrës sime

Lumturi e pajetuar

Ah, ti je në të tjera brigje

Po në ëndërr je me mua

Ti më sjell dorën e butë

Kur ta prek, sikur fluturoj

Më sjell trendafilë të kuq

I marr e i bëj aromë.

O pranverë e lumturuar

Dimrin dua ta largoj

I bëj yjet të bashkuar

Me ylberin ylberoj.

Nëpër borë e nëpër shqotë

Do më zbresin perënditë

Kur më përkëdhel në flokë.

Sikur natën e bëj ditë

I bëj flokët porsi litarë

Kur valët e deti tërbohen

Do t’i bëj si ujë kristal

Gjithë malet të shkërmoqen.

Gina Kapaj Xhaferaj

Athinë