Nga ato biseda që as jeta nuk ti heq dotë nga mëndja !..Tomi Buzi 


Folëm,

folëm gjat për krijimtarinë ..

Për miq e shokë të odës tonë

letrare,

‘Udhëtuam’ mbi libra, ndoqëm poezinë ..

Nëpër burime të gjelbërta,

por, edhe pa ujë ..

fare ..!

Pamë ‘ oazin ‘e turbullt që mban penat zhytur..

Gjetëm ‘shpirtra’ të heshtur ngjizur mbi penë ,

Pamë ‘anije’ me vargje gati për tu mbytur ..

Gjetëm njerëz të thjeshtë, e i ngjitëm në poemë !

U rënqethëm pak për ‘piperin’

në kafe..

U mësuam..,e njëherësh e rufitëm ngadalë ,

U çuam të heshtur me sy e kokë

përdhe ..

Për të ardhmen e poezisë.., s’folëm dotë asnjë fjalë !..

Shtërnguam duart si miq të vjetër ,

sy më sy ,

Shkrimtarit të madhë një lot ju rokullis ngadalë..

-Mos u mërzit ! -I thashë !

Mbi shekullin do të kalërojmë të dy ..

duke qëmtuar poezinë,

gërm për gërm, e fjal për fjalë !

U largova me tingëllimën e fjalëve të Tijë të arta !

”..Poezia është si ujë burimi që çanë shkëmbinj e gurë ,

Ruheni ,të mos rokulliset dherave që prodhojnë baltra ..

Por të fluturoj hapsirave, për të mos u njollosur kurrë ..” !

Këto ishin fjalët e poetit të madhë të

Shqiptarisë,

Ishin fjalët e një korifeu të penës ‘Shqiptare ,

Mu duk sikur tingëlluan telat e lahutës së Malsisë ..

Dhe Polifonia e këngës së pavdekëshme , Labe !