Nga cikli: “Meditime”-Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI: “MEDITIME”

* * *

Të rrallë janë

Kopshtarët e MENDJES,si unë!

Për TË,

orë e çast,

Më duhet

ta derdh

djersën lumë!

Eh,ç’kënaqësi,

kur lulet që mbjell

gonxhe zënë!

Nuk le bar të keq,

Mes tyre,

pa shkulur

me rrënjë!

Vjen nata…

Si qengj më merr gjumi;

s’më ndahet e bukura…

Çfarë s’shoh në ëndërr:

Lule,

zana,

zogj këngëtarë,

flutura!

* * *

Me ju e kam,

të dashurit e mij!

Quajeni amanet

apo porosi:

Po ndodhi,

që mendja të më lerë,

s’do kem më vlerë,

Çomëni

në një ishull

të pabanuar.

Mbase,

ndër gjallesat e tij,

do të jem më i çmuar.

5 shtator 2025

Ora 12:08