Nga cikli : “meditime”-Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI : “MEDITIME”

Doktoreshës Hamide Hoxha

për nxitjen e këtyre vargjeve

* * *

Është e vërtetë:

Me çfarë

s’u mësuaka

njeriu në jetë!

Për plagëhumbjen

më të madhe

thërret durimin.

Më pas,

çudibërësin,

harrimshërimin!

Dhe lotët e dhimbjes

i merr vala,

Si mbyllja

e një letre…

me “të fala!”

10 gusht 2025

Ora 10:25