Nga ditari im…Zymer H.Haliti


FAQJA E PARË…!

Shkruar paskam për pranverën…

lulet i sillte me shumë ngjyra

Por,më shumë shkruakam për veten

S’di, gjithmonë më ka pëlqyer natyra

Sa herë n’jetë kam ecur nëpër fusha,male

Gjithnjë shoqërohesha nga rrezet e diellit

Lulet që mblidhja ishin me shumë petale

Ama, ngjanin si ngjyrat e bukura të ylberit.

Isha shumë i lumtur ,në çdo pranverë

Ngase lulet afër më dhuronin kënaqësi

S’di… pse sonte po e kujtoj edhe një herë

Atë kohë të bukur…atë jetë të ëmbël rini !

Në ditarin tim të shkruar fletë-fletë

Paskan ikur besa shumë pranvera !

Sonte me mallëngjim kujtoj atë jetë

Pos luleve t’bukura pati edhe gjemba!