Nga Dukagjini jam-Feri Arifi


NGA DUKAGJINI JAM

Shpend Mazrekut

Nga Dukagjini jam

Erdha për një copë ndihme

Për këto troje të luftoj

Nga bregdeti deri te Molla e Kuqe.

Vendi ynë është në tokë e qiell

Dardani nga ndrin hana

Peng ndër mijavjeçar

Për çdo shqiptar që e ka ba nana.

Boll na prenë e gjymtuan

E rrudhën dhe e cunguan

Vendin tonë hordhitë barbare

Shkja e dreqi i zi

Në bunker hy i kam

Vend kund s’ do tu lë

Të parët na kanë thënë

Tokë e jona kjo ishte dhe do të mbetet

E ti nënë je e lirë

Amanetin e çova në vend

Duke u bërë pjesë e historisë

Emri im në Tanush është shkruar.